“Në emër të Partisë demokratike dhe në emrin tim personal uroi suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në urimin e liderit të PD dhe ministrit në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka.
Ai tha se dita e djeshme është një ditë e madhe për tanë shqiptarët dhe se kabineti qeveritar i Talat Xhaferit do të përmbushë siç duhet angazhimet dhe detyrimet e veta.
„Jam i bindur se zgjedhja e Juaj për të udhëhequr Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, do ti përmirësoj marëdhëniet e shteteve tona në rrugën e tyre drejt integrimeve në BE, si dhe për përcaktimin e tyre për shoqëri të lira e demokratike“, shtoi Gjeka.