Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka ishte të enjten në vizitë zyrtare në Tiranë kur u takua edhe me ministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë Evis Kushi.
Siç u njoftua nga Partia Demokratike, u diskutua në lidhje me problematikat e të rinjve e sidomos studentëve nga Mali i Zi që studiojnë apo që kanë kryer studimet në Republikën e Shqipërisë.
“Një falënderim të veçantë për ministren Kushi, për gatishmërinë për të ndihmuar dhe kontribuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë shqiptar nga Mali i Zi”, thuhet në kumtesë.