Gjeka-Vllahoviq: MARRËVESHJA RRETH NJË SËRË PROJEKTESH TË RËNDËSISHME

Sanja Vlahovic, Sanja VllahoviqKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe shef i kabinetit të tij mr Met Gjoni janë takuar të premten në Podgoricë me ministren e shkencave prof. dr. Sanja Vllahoviq, e cila momentalisht po kryen funksionin e ministres së arsimit në Qeverinë e Malit të Zi.

Siç mëson Portali Ul-info, bashkëbiseduesit janë pajtuar që të shpejtojnë aktivitetet rreth realizimit të një sërë projektesh të rëndësishëm në Ulqin. Pritet që në dhjetë ditët e ardhshme të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e shkollës në Sukubinë, pastaj të përfundohet procedura rreth ndërtimit të foshnjores në Fushë të Ulqinit, si dhe që në afërsi të saj të ndërtohet shkolla e re e mesme.

Vllahoviq dhe Gjeka po ashtu folën për financimin nga buxheti shtetëror i një pjese të shpenzimeve për transport të nxënësve në territorin e komunës, si dhe për problemet e shumta të arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi