Gjekë Gjonaj: Çift Ahmet dhe Dina Kurmemaj – njerëz bamirës  me shpirt dhe zemër të madhe 

Unë nuk e kam takuar kurrë çiftin Ahmet e Dina Kurmemaj dhe nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë formë komunikimi. Falë donacioneve (ndihmave) të tyre  të shumta në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe  shqiptarët, jam bindur se fjala është për njerëz  humanë me shpirt dhe zemër të madhe.
Mua pikërisht më kanë  bërë përshtypje këto cilësi që ndërthuren njëra me tjetrën. Prandaj në vlerësimin  tim këto dy figura humane me edukim dhe arsimim të lartë universitar që zotërojnë  njohuri e dije  dhe ato i kanë  vënë në shërbim të njerëzve në nevojë meritojnë respektin dhe nderimin. Kjo është edhe arsyeja e vetme që më motivoi të shkruaj këto rreshta  për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm  humanitar, pa  i pyetur  ata, sepse kisha droje se nuk do të pranonin nga thjeshtësia dhe modestia e tyre.
U interesova përmes të afërmve, bashkëpunëtorëve  dhe miqve të tyre në vendlindje e diasporë se kush janë këta njerëz  kaq të suksesshëm, me çfarë biznesi merren, nga cilat familje vijnë, si funksionon ky çift.
Ahmet Kurmemaj lindi  në vitin 1965 në Tivar, rrënjët i ka nga fshati Krythë i Anës së Malit, babai i tij është nga Krytha, kurse nëna nga Kraja. Familja e tij u shpërngul në Shtete të Bashkuara të Amerikës në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Ahmeti  shkoi në Njujork kur ishte pesë vjeç. Familja e tij, si shumë familje shqiptare në atë kohë   shkoi  atje për të gjetur një jetë  më të mirë  e më të dobishme për vete dhe fëmijët e tyre.
Bashkëshortja e Ahmetit – Dina  lindi në  Shtete të Bashkuara të Amerikës. Prindërit e saj  janë  nga fshati Mërkot i Komunës së Tivarit. Për  prindërit e tyre rëndësi të madhe kishte  që fëmijët të arrinin atë ndjenjën e përkatësisë, që fëmijët të dinin se kush janë, çfarë janë, nga janë, cili është qëllimi i tyre në jetë, çfarë është e rëndësishme në jetë. Humanizmi  dhe atdhedashuria janë karakteristikat e prindërve të tyre , vlera të cilat ata me të vërtetë  ua përcollën me sukses fëmijëve të vet. Babai i Ahmetit e dërgon atë për të studiuar në Nikshiq, ku ai  kaloi një  kohë. Pas studimeve në Nikshiq, Ahmeti kthehet në Njujork. Edhe pse si fëmijë ka pasur mjaft  probleme  shëndetësore   arriti  të shkollohet, të diplomojë në kolegjin e biznesit, të martohet, të themelojë kompaninë Kayla Logistics Corps e cila merret me transport në nivel ndërkombëtar, të  bëhet afarist i njohur e mbi të gjitha njeri i mirë me virtyte të larta njerëzore dhe   bamirës  i cili  përmes dhurimit  bujar të parave  të tij për shkaqe të mira  kërkoi të nxisë mirëqenien e të tjerëve. Ahmeti atje  njoftoi  dhe është martuar me shoqen e tij të jetës, Dinën. Që nga fillimi i jetës së tyre të përbashkët  çifti  Ahmet dhe Dina Kurmemaj funksionojnë shkëlqyeshëm si  partnerë të barabartë në familje dhe në biznes (kompaninë e tyre globale). Jetojnë së bashku në harmoni familjare,  punojnë së bashku , marrin vendime së bashku dhe mendojnë së bashku.  Ahmeti, siç pohon dr. Senada Kacila mjeke e njohur në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe kushërirë e afërme e familjes Kurmemaj ,  është një vizionar, ndërsa Dina zbaton gjithçka që Ahmeti imagjinon. Sipas fjalëve të saj ata janë të vendosur në Nju- Jork,  kanë një zyrë përfaqësuese në Frankfurt dhe Hong Kong, kanë  rreth 30 punëtorë  që u janë besnikë, sepse ata i trajtojnë  si anëtarë të familjes.
Se çfarë njerëzish janë  çifti Ahmet dhe Dina, thekson dr. Kacila, tregon veprimi i tyre fisnik gjatë tri viteve të pandemisë COVID-19, kur biznesi i tyre u ndal , Ahmeti dhe Dina asnjë punëtorë nuk e pushuan nga puna, por rregullisht ua paguan pagat mujore.
Familja Kurmemaj edhe pse e lanë vendlindjen shumë kohë më parë nuk kanë harruar  kurrë vendlindjen. Madhështia e tyre matet pikërisht nga  numri i donacioneve të realizuara me sukses. Dhe këto nuk janë  donacione  që nënkuptojnë mbledhjen e mjeteve  të caktuara financiare. Këto janë  donacione  që do të përmirësojnë kushtet e jetesës së shumë njerëzve, do të lehtësojnë sfidat me të cilat përballen njerëzit me diabet dhe të tjerët që përdorin shërbimet shëndetësore në të gjithë Malin e Zi.
Këto dy krijesa të mrekullueshme njerëzore deri më tani kanë dhuruar mbi 600.000 dollarë amerikanë  për qëllime dhe institucione të ndryshme në Mal të Zi – Podgoricë, Nikshiq, Bijello Pole, Tivar, Ulqin, Plavë, Guci e Rozhajë. Këta humanistë të dëshmuar nuk do të ndalen me kaq. Humanizmi i tyre  pasqyrohet në besimin – në qenien njerëzore, forcën dhe dashurinë e tyre për njerëzit. Ata respektojnë personalitetin njerëzor, janë të ndershëm dhe të hapur në të gjitha marrëdhëniet, vetëmohues dhe altruistë. Shkëlqejnë në këtë botë të zakonshme si yjet më të shndritshëm në qiell, ndërsa rrugët e tyre njerëzore i udhëheqin me fuqinë e një shpirti të pastër. Me krahë hapur dhe me zemër të çiltër ofrojnë ndihmë e ngushëllim për të gjithë ata që janë në vështirësi e nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi