Gjekë Gjonaj: Ditët më të vështira për mësuesit dhe gratë e Ulqinit

Gjeke GjonajMe madhështinë që i karakterizon 7 dhe 8 marsi  janë data të shënuara, të rëndësishme dhe të bukura. Janë ditë të veçanta kur mësuesit dhe gratë   marrin më shumë vlerësime nga të gjitha ditët e tjera. Është një ditë që ata e presin me gëzim dhe ky gëzim shprehet në fytyrën e tyre.

Dje kemi kujtuar 134- vjetorin e hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe dhe laike. Gjithashtu kujtuam të gjitha sakrificat e mëdha që po bëjnë mësuesit në këto kohë të vështira pandemie. Në këtë ditë kujtuam mësuesin tonë të parë, emrin e tij, këtë figurë të rëndësishme, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e karakterit tonë.

Sot është dita të vlerësojmë arritjet për gratë, nënat, motrat dhe vajzat tona, por edhe të reflektojmë për mbështetje më të madhe për to. Këtë vit mësuesit dhe gratë e Komunës së Ulqinit i pritën krejtësisht ndryshe nga vitet e tjera, në një realitet të ri  dhe me shumë sfida. Pandemia i befasoi të gjithë, pra edhe mësuesit dhe gratë e këtij qyteti, disa prej të cilëve në betejë me këtë virus vdekjeprurës humbën më të afërmit e tyre, miq, shok, e  kolegë. Në një atmosferë pikëllimi, kur Ulqini vetëm brenda dy ditëve  të fundit  mbeti pa 6  bijë e bija të tij, këto dy festa ishin ditët më të vështira  për mësuesit dhe gratë e këtij qyteti.

Në këtë kohë lufte  me pandeminë, me rregulla të ashpra, të cilat nuk  lejojnë qarkullimin e lirë  të popullatës, urimi i sivjetshëm i mësuesve dhe grave është  të kenë shëndetin dhe të jenë të fortë, t’i përballojnë kësaj të keqe kolektive, e cila në këtë qytet mori dhjetëra jetë njerëzish.

Urojmë që mësuesit dhe gratë shqiptare-ulqinake të kenë shëndet e sukses të plotë në punën e tyre fisnike të dijes dhe në luftën e tyre për barazi gjinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi