Gjekë Gjonaj: SHKA “Tradita”, prezantuese e denjë e vlerave autoktone trashëgimore të Anës së Malit

Me këtë emër, në kuadër të Biznis Klubit “Ana e Malit”( BKA-së) në vitin 2013 u themelua ky ansambël me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore dhe artistike të zonës së Anës së Malit. Kryetari i kësaj shoqërie artistike Selatin Gjeloshi, na njoftoi se të gjithë anëtarët e tjerë të kryesisë janë anëtarë të ish-grupeve të shoqërive kulturore artistike të mëparshme si “Buna”, “Lipoja” dhe Zgjimi”, të cilat kanë vepruar e kontribuar në këtë trevë, sikurse edhe anëtarë të rinj me synimin që të bashkohen si një trup i vetëm, i përbashkët për ruajtjen e kulturës sonë. Gjatë veprimtarisë së saj të suksesshme disavjeçare ka marrë pjesë në manifestime kulturore të organizuara në Anë të Malit, Komunën e Ulqinit dhe në festivale të ndryshme kombëtare e mbarëkombëtare, ku u shpërblye me mirënjohje e çmime si vijon:

  1. Në prill të vitit 2014 SHKA ”Tradita” ka marrë pjesë në ”Lojnat Popullore Fest” – edicionin e 7-të, që u mbajt në Oblikë (Shkodër), me ç’rast dy shoqëri artistike nga dy pjesët e Anës së Malit, SHKA ”Tradita” nga Komuna e Ulqinit bashkë me SHKA ”Ana e Malit” nga Shkodra, u paraqitën dhe konkurruan në këtë festival me emrin e përbashkët “Ana e Malit e Bashkuar”. SHKA ”Tradita” si përfaqësuese e Anës së Malit të Komunës së Ulqinit fitoi dy çmime. Vendin e parë për ansamblin më të mirë dhe çmimin e dytë për vallen me motive folklorike ”Rituali i ceremonisë së dasmës” .
  2. Në qershor 2014 SHKA ”Tradita” ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Këngëve dhe Valleve ”Gurra Popullore”, i cili u mbajt në Gjilan të Kosovës ku morën pjesë 12 ansamble dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë festival SHKA ”Tradita” fitoi çmimin për punë në kontinuitet për ruajtjen e traditës.
  3. Me ftesë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” – Nju Jork kjo shoqëri ka marrë pjesë në ceremoninë e festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në SHBA, respektivisht në Mbrëmjen Festive të 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 23 nëntor 2014 në hotelin Hilton Garden në Stejten Ajlënd.
  4. Ky ansambël ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër (10-16 maj 2015). Në këtë festival në të cilin nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi morën pjesë edhe SHKA “Ana e Malit “ dhe SHKA” Buzuku”, kënga tradicionale e Anës së Malit e interpretuar në Gjergjef në kuadër të “Dasmës së Anës së Malit” të prezantuar nga Ansambli “ Tradita” e kënduar nga Egzona Salaj, u vlerësua nga juria profesionale e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës me çmimin e parë.
    Këngëtarja Egzona Salaj mori çmimin e parë me motivacionin “Këngëtari më i mirë i Festivalit Folkorik Kombëtar Gjirokastër 2015″. Ajo me prezantimin e melosit tradicional të Anës së Malit u vlerësua si këngëtarja më e mirë në mesin e 1.300 pjesëmarrësve të FFKGJ 2015. Shoqëritë “Tradita”, “ Ana e Malit” dhe “Buzuku” në këtë festival zunë vendin e tretë.
  5. Shoqëria Artistike “Tradita” ka fituar Çmimin e Dytë në Festivalin Folkorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë – Klinë 2015”, i cili mbahet për nder të ditëlindjes së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi. Gjatë tri netëve konkurruese në skenë janë ngjitur 33 shoqëri kulturore nga të gjitha trojet shqiptare me mbi 700 artistë.
  6. SHKA “Tradita” në Festivalin “Oda Dibrane”, i cili u mbajt nga data 17-19 nëntor 2015 në Peshkopi të Shqipërisë, u shpërblye për lojën popullore të kitrrës.
  7. Kjo shoqëri kulturore gjatë punës së saj gjashtëvjeçare u shpërblye edhe me disa mirënjohje në Strugë (2015), Shkodër (2015), në Austri (2015) etj.
  8. Po ashtu kjo shoqëri ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Arteve e Kulturës Tradicionale ,,ETNO FEST’’ në Prishtinë në fshatin Kukaj përballë Kalasë së Artanës ( 7 gusht 2015), në Festivalin Mbarëkombëtar “Rapsha” në Vitojë – Malësi e Madhe.
  9. SHKA “Tradita” ka shpalosur disa herë vlerat e trashëgimisë kulturore autoktone të trevës edhe në Katërkollë me rastin e manifestimeve kulturore siç janë: “Pranvera në Anë të Malit”, “Dita e shegës” dhe në Ulqin me rastin e hapjes së sezonit turistik, manifestimeve të ndryshme kulturore që janë organizuar në këtë qytet.
    Nga ajo që thamë mund të nxjerrim përfundim se falë punës aktive të stafit drejtues dhe përkushtimit të solistëve dhe valltarëve në ushtrime dhe prova, ky ansambël shpejt u bë vendi më i pëlqyeshëm i adhuruesve të ruajtjes së vlerave të mirëfillta folklorike të zonës së Anës së Malit.
    Për gjashtë vjet ky ansambël shpalosi vlerat më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore dhe artit shqiptar. Pas shumë performancave në festivale, koncerte e evente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me karakter kombëtar e ndërkombëtar, ky ansambël bëri që të shpërblehet dhe të vlerësohet kudo që është paraqitur.
    Veprimtaria aktive e këtij ansambli të suksesshëm folklorik, i cili denjësisht prezantoi vlerat folklorike të kësaj zone në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, është pezulluar para diç më shumë se tri vitesh në mungesë të mjeteve të qëndrueshme financiare. Ky ansambël figuron vetëm në letër. (Koha javore)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca

Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë
Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë

Kështu e kam titulluar kronikën televizive gjatë intervistës time të parë me mësuesen e parë në Anë të Malit  Rukije Lika – Shabaj, në nëntor të vitit 1994. Nga biseda me këtë mësuese model, mësuam se

Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”
Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”

Klubi i Karatesë “Ulqini” organizon turneun XiX-të Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2023”. Turneu do të mbahet me 1 prill, në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin. Kjo ngjarje tradicionalisht