Gjekë Gjonaj: Shpirti arsimdashës i mësimdhënësve shqiptarë në SHM “Vëllazërim –Bashkim” i përballoi sfidat e kohës

Shënimi i Ditës së Shkollës së Mesme “Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit, i cili u mbajt ditën e martë, më 21 mars, i tejkaloi përmasat e një dite të zakonshme festive, e cila shumë vite më parë kremtohej nën drejtimin dominues tënjë ideologjie komuniste e cila arsimin shqip e shikonte nëpër gishtërinjtë e saj. Këtë lloj kremteje të kontrolluar nga pushtetet e kohësnuk e dëshironin shumica e mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve të tyre, por ishin të detyruar ta “pranojnë” këtë imponim nga frika  se do të pësonin nga pushtetarët.

Secili shqiptar që kësaj herë përcolli kremtimin e ditës së  kësaj shkolle në Qendrën e Kulturës në Ulqin u vërtetua se ajo periudhë e errët  që rrotullonte atë “rrotë” të historisë ka mbetur prapa nesh, fatmirësisht. Kjo nuk  është meritë vetëm e fillimit të demokratizimit të shoqërisë, por edhe guximi intelektual (që na mungon shumë) dhe çlirimi nga frika e kamotshme i atyre personave që e drejtojnë këtë institucion edukativo-arsimor.

Me ndryshimet në postet drejtuese të kësaj shkolle ka ndryshuar  për të mirë e gjithë  puna dhe aktiviteti i shkollës. Nuk është ky një konstatim yni, për dikë ndoshta subjektiv ose i papranuashëm , por është një vlerësim i bazuar  nga biseda jonë  me mësimdhënësit veteranë të kësaj foleje të diturisë, të cilët na thanë: “Një program i këtillë i pasur kulturor e argëtues memesazhe paqeje, solidariteti, uniteti e atdhedashurie për kohën tonë ka qenë ëndërr e parealizueshme”.

Duhet thënë se kushdo që ka qenë mësimdhënës apo nxënës në këtë shkollë, është shkruar në librin e madh të historisë së  saj. Ata janë pjesë e një kolektivi të madh dhe të suksesshëm ëndrrash të cilët vit pas viti , pavarësisht sfidave të kohës, e kthyen këtë institucion edukativo-arsimor  në një çerdhe të dijes   dhe  të edukimit në frymën e atdhedashurisë për vendlindjen, për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar. Kjo  ndjenjë e përkatësisë  ndaj kësaj historie suksesi e pengesash të mëdha më se njëshekullore besoj se  rikthen me dëshirë  gjithsecilin  prej tyre në këtë shkollë, qoftë edhe një herë të vetme. Kjo shkollë ka qenë dhe mbeti  një familje me dinjitet, gjithmonë e madhe e cila në një periudhë të errtë të sistemit komunist përjetoilargimin nga puna dhe burgosjen e profesorëve më të shquar,  më me zë  dhe më me autoritet në mbarë trevat shqiptare në Malin e Zi, për arsyen e vetme se kryenin misionin e tyre të shenjtë në mënyrën më të mirë të mundshme në frymën kombëtare. Ata ishin dhe mbetën shëmbëlltyrë dhe simbol të arsimit shqip , në kohën kur  arsimimi  në gjuhën tonë amtare konsiderohej i padëshirueshëm dhe i rrezikshëm për pushtetin e atëhershëm. Megjithatë  forcat represive të kohës nuk arritën të thyejnë shpirtin arsimdashës të mësimdhënësve shqiptarë të kësaj shkolle, por vazhduan  rrugën e vështirë  me gjemba dhe misionin e tyre të shenjtë arsimimit dhe edukimit rinjve shqiptarëtë Komunës së Ulqinit dhe trevave tjera shqiptarenë Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”