Gjeloshaj: FORCA ËSHTË BËRË DEGË E PARTISË BOSHNJAKE PËR ULQIN

Nik Gjeloshaj, DjelosajDeputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj ka deklaruar se është e drejta e kësaj parti që në bazë të prioriteteve të saja të realizojë qëllimet. “Qëllimi jonë ishte që në kolegjiumin tek kryetari i Kuvendit të Malit të Zi të jetë një Shqiptarë. E arritëm këtë gjë, për pikëllimin e madh të Partisë boshnjake dhe degëve të tyre të reja”, tha ai.

Gjeloshaj vlerësoi se Forca e re demokratike është “ish parti nacionale shqiptare, e cila me veprimtarinë e vet është bërë degë e Partisë boshnjake për Ulqin”.

Ai shtoi se është interesante që Genci Nimanbegu në opinion prezantohet si deputet i Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”. “Në të vërtet, të gjithë përbërësit e tjerë të koalicionit janë në kontest gjyqësor me ish partinë shqiptare Forca”, përfundoi Gjeloshaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi