Deputeti i Koalicionit shqiptar Nik Gjeloshaj ka thënë se nëse nuk miratohet rebalanci i komunës së Ulqinit, opsioni i vetëm janë zgjedhjet e parakohshme. Ai në deklaratë për CdM ka thënë se rebalanci është propozuar në mënyrë që kredia, për të cilin Qeveria ka dhënë garanci, mund të jetë operativ dhe që mbi 500 punëtorë të marrin rrogat të cilat vonojnë prej gushtit.
“Nëse nuk ka rebalanc nuk ka as rroga, nuk ka as mjete për pagesë të detyrimeve ndaj ministrive dhe për kredi të KfW bankës. Kush voton kundër rebalancit, voton kundër Ulqinit, por edhe kundër Qeverisë. Është e pasaktë që rebalanci ka lidhje me kryetarin Fatmir Gjeka. Votohet pro dhe kundër Ulqinit, gjegjësisht pro dhe kundër projekteve të Qeverisë së Malit të Zi dhe Ulqinit”, theksoi Gjeloshaj.