Gjendja ekonomike? – Punë e madhe!

Nëqoftëse në Ulqin do të ekzistonte një sistem alarmues për ekonominë i ngjashëm me Sistemin Europian METEOALARM për vendet e rrezikuara nga katastrofat kohore, atëherë alarmi për katastrofen e gjendjes ekonomike të Ulqinit veç do kishte renë. Por siç duket një alarm i tillë nuk dëgjohet gjëkundi, jo sepse ekonomia jonë nuk gjendet para kësaj situate të mjerueshme dhe jo sepse sisteme të tilla nuk njihen, por thjesht sepse institucioneve përkatese nuk iu hynë në punë ky sistem dhe për fatin tonë të keq  “ata” as që e çajnë kokën për të tashmen apo të ardhmen ekonomike të vendit.

Duke qene se Ulqini është vendi me shkallën më të ulët të investimeve në Mal të Zi dhe ndoshta në mbarë Europen rrjedhimisht nuk do kemi as transferim të dijes e teknologjisë moderne, nuk do kemi as FRESH kapital, as vende të reja të pune e as prodhim vendor.

Shohim që dita ditës vrima të mëdha po krijohen në buxhet, dhe mënyra e vetme me të cilën detyrohet ti mbyll ato është duke luftuar evazionin fiskal, duke rritur grumbullimin e tatim-taksave brenda vendit. Thuhet se po aplikohet një metodë më e thjeshtë koheve të fundit,ajo e ‘‘Lopës qumështore’’, metodë e cila për periudha të shkurtëra po merr përmasa të mëdha. Duke e konsideruar huan bankare si të tillë dhe atë për periudha afatgjata, ndërkohë këto hua po përdoren për mbijetesë pa prodhuar asgjë, kjo qartazi na bën të kuptojmë se po ushqehemi me lugën bosh.

Nuk duhet të jemi aspak indiferent ndaj kësaj çështje sepse po trajtohet si një borxh që nuk i përket individit, por si borxh i “të tjerëve”, ndërkohë që është i secilit nga ne dhe për më tepër që do të shlyhet po nga ne.

Ulqini me kapacitetet e veta ka mundësi të krijojë identitetin e vet prodhues duke kaluar nga gjendja e një shoqërie konsumuese në atë të një shoqërie prodhuese, por e gjithë kjo varet nga menaxhimi i kapaciteteve të veta. Përveç të tjerash në vend të krijimit të bazës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si përmes stimulimit të sipërmarrjes, ndërmarrjes së riskut, lehtësimit të të bërit  biznes,si dhe investimeve të huaja,si kundërpërgjigje po marrim rritjen e taksave, vështirësimin e procedurave të operimit të biznesit etj. Me këto dhe të tjera po ballafaqohemi çdo ditë, çka do të thot nuk po ndihmohet ajo,por përkundrazi po vonohet dhe po pengohet rritja ekonomike.

Ne nuk na mjaftojnë vetem deklaratat shterpë për gatishmërinë institucionale për të përkrahur iniciativa në këto drejtime,është angazhimi i sinqertë, serioz dhe profesional i përfaqësuesve të institucioneve dhe veprat e tyre konkrete ato të cilat mund të dëshmojnë përkushtimin e tyre drejt zhvillimin ekonomik të këtij qyteti.

Është shumë e qartë për të gjithë se niveli i lartë i papunësisë në Ulqin nuk është vetëm një problem ekonomik e social, por para së gjithash një problem politik. Si rezultat i papunësisë së madhe Ulqini po përballet me pakënaqësi të mëdha sociale. Për këtë fakt dhe shumë fakte të tjera si duket po gjendemi brenda një udhëkryqi të mekanizmave të brendshëm.I nxehti i këtyre ditëve duket që ka kapluar dhe kokat e pushtetarëve tanë.Duke mos ditur se ku të shkojnë, po kërkojnë të futen nën të njëjtën hije ku më parë iu dukej se iu kishte zënë diellin.

Gjithsesi,ndoshta “Dikush” po mendon për ne!..

Por,cfarë na bën ne të besojmë se “dikush” do luaj kartat në favorin tonë, që do siguroj vende të reja pune për të cilat ne shpresuam apo dhe elementet bazë ekonomike të vendit?

E gjithë kjo nuk është diçka e re, është ajo me të cilën po përballemi çdo ditë. Por të mos të harrojmë që ekonomia kërkon involvim shumë më të hershëm për zgjidhjen e problemeve në të ardhmen. Prandaj me apo pa sisteme alarmuese,duket që paqës së blerë sociale po i vjen fundi,sepse një fjalë thot “nuk ka shurdh më të madh se sa ai që nuk do të dëgjojë”.

Mr. Ilirijana Ujkashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca