Dinat artificiale janë masë e përkohshme me të cilat tentohet të ndalohet erozioni në Adën e Bunës.
“Mund të themi se intervenimi ishte frytdhënës dhe se dinat artificiale kanë dhënë rezultat. Këtë dimër pothuajse nuk kishim dëme, arritëm të ruajmë objektet që janë në linjën e parë nga deti”, tha Bojan Gjakonoviq nga “Riviera e Ulqinit”.
Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv të “Hapit të Gjelbër”, Xhelal Hoxhiq, intervenimet kanë ndihmuar pak, e më së shumti ndihmoi Zoti.
“Nuk kishim erëra të forta jugore, përndryshe, çdo gjë do të ishte shkatërruar. Ne kemi edhe një muaj, nuk dijmë se si do të jetë deri në mars, prill. Mund të bëjmë diçka, nuk mund të lejojmë ta presim sezonin të papërgatitur, e do të jemi të papërgatitur, nëse zhduket plazhi”, tha ai.