Gjendje e trishtuar në Qendër për kulturë: URGJENCA, RROGAT DHE DORËHEQJET

grevaGreva e punëtorëve në Qendër për kulturë po merr përmasa gjithnjë e më të rrezikshme. Të premten dy herë ka intervenuar Urgjenca, sepse gjendja shëndetësore e punëtorëve në grevë të urisë është gjithnjë e më rëndë.

Që protesta do të vazhdoj është e qartë mbasi që prapë nuk është arritur asnjëfarë marrëveshje me kryetarin e komunës Nazif Cungu. Ai sot i lajmëroj punëtorët që iu është paguar një rrogë, he shtoi që “po bën maksimumin që edhe borxhet tjera të shlyhen”. “Duhet pak durim. Pak nga pak, çdo gjë do të përfundojë”, theksoi ai.

Por, punëtorët janë të pakënaqur. Kanë kërkuar që edhe pesë nga tetë rrogat e prapambetura të paguhen sa më parë, dhe kanë theksuar që në llogarinë e komunës ka mbi 60 mijë euro.

Kryetari i Sindikatës komunale Shefki-Keko Lamoviq ka thirrur që të arrihet njëfarë marrëveshje në mënyrë që punëtorët e Qendrës, nga të cilët dy të tretat janë gra, të mund të shkojnë në shtëpitë e veta. Por, pa sukses.

Kur kryetarja e Organizatës sindikale Lilana Janinoviq ka parë që nga marrëveshja nuk ka asgjë, ka ftuar Cungun të jap dorëheqje. Ai mbas kësaj ka lëshuar hollin e Bibliotekës së qytetit në të cilën punëtorët e Qendrës do ta presin natën e dytë pagjumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi