Hartografi i njohur mesjetar, françeskani nga Venediku, frati Mauro, autor i manuskriptit me hartat në pergamenë dhe kornizën e drurit me emrin “IL MAPPA MONDO”.
Në hartën e botuar në vitin 1459, e cila tregon gadishullin Ballkanik (tabela XXIX), gjendet edhe Ulqini (Dulcig(n)o).
Harta e njohur e fratit Mauro me emrin “Harta e botës” ruhet në Bibliotekën kombëtare në Venedik.









