Gjest human: MOTORISTËT E ULQINIT NDIHMUAN FËMIJËT NË BIJELLË

MotoriadaFundjavën e kaluar rreth 300 motoristë nga komuniteti “No limit bikers” kanë dorëzuar dhuratat për banorët e Shtëpisë për fëmijë pa përkujdesje “Mlladost” në Bijellë.

Në këtë qytezë të Bokës së Kotorit ishin edhe motoristët nga klubi “Pirates” nga Ulqinit.

“Ky është aksion i yni tradicional. Përveç dhuratave të cilat i çojmë, dëshiruam që me miqësimin me fëmijët e Shtëpisë të ju zbukurojmë, sado pak, festat e fundvitit. Edhe këtë vit ftesës iu përgjigjën motoristët nga i gjithë Mali i Zi, të cilët ndanë mjetet për blerjen e dhuratave. Me ndihmën e shumë donatorëve kemi arritur të ju sigurojmë fëmijët atë për çfarë kanë më së shumti nevojë, e këtë vit nevojiteshin mbathjet”, thanë motoristët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi