Nënkryetarja e Qeverisë për politikë të jashtme, integrime evropiane dhe bashkëpunim rajonal dhe ministrja e punëve evropiane, Dr. Jovana Maroviq, ka publikuar në tviter fotografinë e bakllavasë së Bajramit.
“Çdo shtëpi duhet të ketë bakllava për Bajram. Duhet, duhet :)”, shkroi ajo.
Maroviq është edhe nënkryetarja e Lëvizjes Qytetare URA. Doktoroi në fakultetin e shkencave politike, me temë Bashkimin Evropian, dhe gjatë karrierës së deritashme punoi, përveç tjerash, si ligjëruese dhe hulumtuese në fushën e integrimeve evropiane.