Gjimnazi: SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE TË SËMURË NGA KANCERI

Gjimnazi, GimnazijaParlamenti i nxënësve dhe gjimnazistët e Ulqinit kanë shënuar në mënyrë modeste 15 shkurtin, Ditën ndërkombëtare të fëmijëve të sëmurë nga kanceri.

Në bashkëpunim me Shtëpinë e shëndetit në Ulqin Parlamenti i nxënësve organizoi prezantimin me temën e kancerit.

Nxënësve për këtë temë i foli drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Ulqin Pavle Marnikoviq, i cili pastaj u përgjigj pyetjeve dhe dha informata shtesë për këtë sëmundje.

Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e vetëdijes për sëmundjen e cila për çdo ditë merr gjithnjë e më shumë jetë fëmijësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…