Në Gjimnazin Publik “Vëllazërim Bashkim” sot mbizotëroi një atmosferë festive falë manifestimit përmbyllës në kuadër të projektit “Thesare nga tradita jonë”.
Publiku pati mundësinë të shijojë një program muzikor të shkurtër por shumë kualitativ të përgaditur nga Kori i shkollës, të degustojë ushqime tradicionale të llojë-llojshme e të vizitojë Muzeun e sapohapur të Shkollës.
Pjesë e këtij aktiviteti që u mbështet nga Komuna e Ulqinit ishte dhe ekspozita e fotografive dhe shpërblimi i nxënësve më të dalluar në këtë sferë.