Gjokaj: PROGRAMI NË GJUHËN SHQIPE NË TVMZ PARA SHUARJES

Gazetari i redaksisë në gjuhën shqipe në Televizionin e Malit të Zi Musa Gjokaj tha që programi në gjuhën shqipe në televizionin publik është para shuarjes . Ai në tekstin autorial për të përjavshmen në gjuhën shqipe “Koha javore” shkroi që vitet e kaluara është zvogëluar kohë zgjatja e emisioneve dhe është ndërpre kontrata me bashkëpunëtorët me honorar dhe me ato që kishin kontratë në bazë të punës. “Për shef të redaksisë është vendosur pjesëtar i popullit shumicë, me çka është tregu mosbesim ndaj kuadrove shqiptar, ndërsa me sistematizimin e ri i jepet edhe një goditje këtij program”, theksoi Gjokaj dhe shpjegoi që me sistematizim nuk parashikohen dy vende pune, çka, siç thekson, do të thotë që do të dëbohen dhe dy të punësuarit e mbetur në redaksinë në gjuhën shqipe në TVMZ. “Kjo mund të sjell deri tek ajo që ky program, i cili për shkak të mungesës së kuadrove është zbeh, të fiket krejtësisht”, paralajmëroi ai dhe shtoi: “Sot informimi, e nuk dihet kujt d ti vijë radha nesër!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi