Gjoni: KREDIA VONON SEPSE BANKA KËRKON NDËRTESËN E QENDRËS PËR KULTURË

428280_484166131629380_2070849839_nShefja e Klubit të këshilltarëve të Unionit demokratik të Shqiptarëve Hatixhe Gjoni deklaroi që, sipas informatave që ka ajo, kredia prej 1,2 milion euro nga Atlas banka vonon sepse banka si garanci kërkon ndërtesën e Qendrës për kulturë.

“Për dallim nga disa rastet e mëparshme kur për hipotekë është ofruar tokë, tani kërkohen objektet. Për këtë arsye shtrohet pyetja a ka mbetur komuna pa tokë me vlerë edhe a ekzistojnë ato me vlerë më të madhe. Apo bëhet fjalë për atë që dikush qëllimisht dëshiron, sa i përket pronës, këtë komunë krejtësisht ta privojë”, tha Gjoni.

Ajo shtoi që mbledhja e ardhshme e Kuvendit komunal, në të cilën këshilltarët do të vendosin për dhënien e hipotekës për kredi, me të drejtë do të jetë e jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…