Gjoni: ME MË SHUMË OPTIMIZËM E PRESIM VITIN E RI

hadixha-gjoniNënkryetarja e Unionit Demokratik të Shqiptarëve Hadixha Gjoni deklaroi se „pas periudhës një vjeçare të konsolidimit financiar dhe thatësirës investuese shumëvjeçare, si dhe pas sezonit shumë të suksesshëm turistik në komunë të Ulqinit më në fund filloi zgjidhja e problemeve të mëdha infrastrukturore“.

„Projektet e shumtë, si në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi, ashtu edhe me financim të drejtpërdrejtë nga ana e Komunës së Ulqinit, kanë bërë që ky qytet të jetë momentalisht zona më e madhe ndërtuese e punimeve publike në Mal të Zi. Po ashtu, jo më pak të rëndësishme e konsideroj fillimin e investimeve të mëdha në turizëm dhe bujqësi. Pikërisht investimet në infrastrukturë dhe hapja e vendeve të reja të punës, së bashku me shpalljen e Kripores monument të natyrës janë dëshirat, synimet dhe qëllimet në vit të ri. Prandaj, pas zgjedhjeve të shkurtit, në të cilët për shkak të rezultateve të përmendura presim rezultat të shkëlqyer, edhe më shpejt dhe më fuqishëm do të vazhdojmë punën në zgjidhjen e problemeve të grumbulluara“, tha ajo në deklaratë për „Dan“.

Sipas fjalëve të saja, 2018-a do të jetë viti kur dëshira e kamotshme e qytetarëve të Malësisë për komunën e plotë të Tuzit do të bëhet realitet.

„Së bashku me një sërë ligjesh me të cilët rregullohen të drejtat e pakicave, e të cilët u miratuan gjatë vitit 2017, me veprimtarinë e koalicionit „Shqiptarët të vendosur“ tetë projekte janë bërë pjesë e Buxhetit të Malit të Zi, nga të cilët përparësi të drejtpërdrejta do të kenë pikërisht qytetarët e Plavës, Gucisë, Tuzit, Krajës dhe Ulqinit“, tha Gjoni dhe shtoi se „prandaj, pas periudhës dhjetëvjeçare të skepticizmit të arsyetuar, Shqiptarët në Mal të Zi, por edhe qytetarët e Ulqinit, me të drejtë e presin Vitin e Ri më të gëzuar dhe me më shumë optimizëm“.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi