Në Ullishtën e Ulqinit, në zemër të qytet, këto ditë mbijnë ndërtime të reja, njofton TV Mali i Zi.
Siç thuhet, përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit të mërkurën kanë vizituar terrenin. Nënkryetarja Hadixha Gjoni ka thënë se ka parë dy objekte në ullishtë në fazën e ndërtimit.
Gjoni thekson se ullishta në Valdanos është e mbrojtur dhe gjithmonë do të jetë ashtu. Është e qartë, shton, që ndërtuesit tentojnë të ndërtojnë me nxitim. Prandaj, pushteti lokal, në bashkëpunim me shërbime shtetërore, do të tentojë të ndalojë ndërtimin pa leje.
“A do të ndërmarrim masa më represive duke shpallur moratorium në ndërtim, siç e ka bërë Budva, ose do të kemi diçka tjetër”, tha Gjoni.









