Nënkryetari i komunës së Ulqinit Met Gjoni ka deklaruar se ky qytet nuk ka rrugë që mund të “përpijnë” automjete sa janë gjatë sezonit. “Në mënyrë që të zgjidhim problemin e parkingut, duhet ti vazhdojmë investimet në infrastrukturë. Po mendojmë për ndërtimin e parkingjeve më të mëdha në hyrje të qytetit dhe në afërsi të Qytetit të vjetër, kështu që në këtë drejtim kemi kërkuar ndihmën nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit”, tha ai për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, pushteti lokal mendon që vitin e ardhshëm të gjejë mënyrën tjetër për rregullimin e komunikacionit. “Ndoshta njëra nga zgjidhjet është që rrugët më të frekuentuara të shpallen zona këmbësorësh”, shtoi Gjoni.
Ai tha që Policia komunale nuk mund të dënoj pronarët e automjeteve për parkim të gabuar, sepse ato nuk kanë ku të parkohen.