Gjoni: PUSHTETI E SOLLI KOMUNËN NË PRAG TË HUMNERËS

Hatixha Gjoni, Hatidza Gjoni, Kuveni, SkupstinaNënkryetarja e Unionit demokratik të Shqiptarëve dhe shefja e Klubit të këshilltarëve të kësaj parti në Parlamentin lokal, Hatixhe Gjoni, ka akuzuar pushtetin aktual që me një seri të hapash të këqija e ka sjell komunën në prag të humnerës.

Ajo në deklaratën dhënë gazetës “Dan” ka vlerësuar si të papranueshme dhe të dëmshme sjelljen e pushtetin në rastin e lëndës gjyqësore K1, dhënies së pronës së kontestuar për akva park në Shtoj, si dhe të indiferentizmit kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së administratës së madhe dhe joefikase.

Sipas fjalëve të saja, kjo sidomos pasqyrohet në pamundësinë e realizimit të kredisë prej 1,2 milion euro për nevoja operative, i cili paralajmërohet prej fillimit të verës. “Nëse një pushtet, i cili paraqitet si serioz, për muaj të tërë nuk është në gjendje të sigurojë kredi për pagat e punëtorëve, nuk kemi për çfarë të flasim më tej”, theksoi Gjoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi