GjP “Vëllazërim Bashkim”: Ditët e Inovacionit dhe Teknologjisë

Këtë 28 dhe 29 shtator Gjimnazi Publik “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin është nikoqir i projektit “Ditët e Inovacionit dhe teknologjisë” si shkolla e vetme fituese e këtij projekti në Mal të Zi.
Përmes dhjetëra punëtorive ku përfshihen lëndët si Kimia, Fizika e Informatika po tentohet që tek nxënësit të mbillet interesimi dhe tërheqja për këto shkenca, të cilave siç thonë edhe disa nga profesorët, ia vlen t’i kushtohet vëmendje.
I pranishëm gjatë ditës së parë të hapjes së këtij manifestimi ishte dhe kryetari i Komunës, Omer Bajraktari me bashkëpuntorët e tijë i cili për Ul-info deklaroi që e përgëzon drejtoreshën Kovaçi dhe stafin e shkollës për këtë organizim kaq të rëndësishëm i cili ndër të tjera është shumë interesant për tu pare dhe tërheq vëmendjen e të gjitha grupmoshave. Bajraktari tha që Komuna e Ulqinit do të vazhdojë që edhe në ardhmen të përkrahë institucionet arsimore që punojnë në këtë drejtim.
Drejtoresha e këtij institucioni, njëherësh “fajtorja” kryesore që “Ditët e Inovacionit dhe teknologjisë” po mbahen në Ulqin për vitin e dytë radhazi, për mediumin tonë tha që këto janë ndër ditët më të rendësishme për këtë shkollë.
“Ne sot kemi hapur dyert dhe zemrat për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin projektin tonë apo të shohin punën tonë në shkollë”, deklaroi drejtoresha Ardita Kovaçi.
Kovaçi shfyrtëzoi rastin që publikisht ti falenderojë të gjithë ata kolegë nga fusha e arsimit të cilët gjatë ditës së parë të këtij manifestimi janë pjesë e punëtorive të ndryshme sëbashku me nxënesit e tyre.
Dita e premte do t’i dedikohet më të vegjëlve të qytetit, për të cilët, siç tregon drejtoresha, kanë përgaditur surpriza të veçanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…