Gjuetia: BRUKSELI VENDOS PËR SHKURTIMIN E SEZONIT

20_jesen_jato_patakaQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e zogjve (QMHZ) ka deklaruar që po punon në shkurtimin e sezonit të gjuetisë së shpendëve në Mal të Zi. “Si shtet i cili e ka statusin e kandidatit në negociatat për anëtarësi në BE edhe Mali i Zi duhet të zbatoi direktivën për shpend e cila ka të bëj me ndalimin e gjuetisë së shpendëve mbas kthimin nga dimërimi”, thanë nga QMHZ.

Theksohet që kjo organizatë nuk ka arritur marrëveshje me Agjencinë për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe që për këtë arsye do të jetë e nevojshme që të deklarohet Brukseli.

Shkurtimi i sezonit të gjuetisë në shpend posaçërisht ka të bëj me zonën e komunës së Ulqinit, sepse Kriporja, Plazhi i madh dhe Liqeni i Shasit janë stacione të preferuara të shpendëve migrues nga Evropa veriore dhe Azia kah Italia dhe Afrika. “Shpendët e lodhur nga udhëtimi i gjatë këtu janë shënjestër e lehtë e gjuetarëve të paligjshëm, të cilët kohën e fundit, për fat të mirë, nuk janë shumë”, vlerësuan nga QMHZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa