Gjuetia: FILLIMI I SEZONIT SHTYHET PËR 15 DITË

Ajet ZagaNjoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët që, me kërkesë të Komunës së Ulqinit dhe Organizatës turistike të Ulqinit, është sjell vendimi që për shkak të sezonit i cili është në vijim, shqetësimit të mysafirëve të cilët pushojnë tek ne dhe rrezikut nga ndezja e zjarrit, fillimi i sezonit të gjuetisë është shtyrë për 15 ditë, njoftoi sot drejtori i Ndërmarrjes publike për rritjen dhe kultivimin e egërsirave Ajet Zaga.

Kjo do të thotë, siç thekson Zaga, që sezoni i gjuetisë në territor të komunës së Ulqinit do të filloi me 30 gusht të vitit 2015.

“Lusim të gjithë gjuetarët që të respektojnë këtë vendim dhe që deri në hapjen e sezonit të pajisen me lejet e gjuetisë. Po ashtu, ftojmë gjuetarët fillestar që të përgatiten për dhënien e provimit të gjuetisë i cili do të mbahet deri në fund të shtatorit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi