Kryetari i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq ka deklaruar se para Malit të Zi janë sfidat e reja.
“Vijojnë zgjedhjet. Para nesh, para së gjithash, është nevoja për të vërtetuar rezultatet e mira në Ulqin dhe Berane me 4 shkurt. Mendoj se do ta bëjmë këtë dhe se ky do të jetë një impuls i rëndësishëm para zgjedhjeve presidenciale”, tha kryetari i PDS-së në konventën e partisë në Budve.
Ai shtoi se prioritet është fitorja e kandidatit të PDS-së në zgjedhje presidenciale.