Gjukanoviq: PËR KRIPORE – SIPAS LIGJIT

Millo Gjukanoviq, Milo DjukanovicKryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklaruar se Këshilli për privatizim, kur bëhet fjalë për Kriporen, do të sjell vendimin në pajtim me ligjin dhe me qellim zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit.

Ai gazetarëve të martën në Nikshiq, në pyetjen se a do të sjell vendimin Këshilli në mbledhjen e nesërme rreth pagesës së çmimit të tregut për Kripore, dhe cili është propozimi i vendimit të Këshillit duke marr parasysh se ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker ka thënë se Mali i Zi nuk do të mund të hap kapitullin e 27 nëse rrezikohet Kriporja, ai u përgjigj se akoma nuk dinë se çfarë është në rend të ditës së Këshillit.

“Mbledhja është nesër, shumë larg nga obligimet e mija të sotme. Do ta shohë nesër dhe, si drejtues i Këshillit, do të sjell vendime të cilat ndoshta nuk do t’i pëlqejnë çdo kujt dhe në pajtim me pritshmërinë e të gjithëve, por do të jetë në pajtim me atë çfarë është sistemi juridik dhe përgjegjësia jonë shoqërore për zhvillim të ardhshëm të ekonomisë dhe shtetit tonë”, tha Gjukanoviq, ndërsa transmeton Portali RTCG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi