Kryetari i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq ka deklaruar që në zgjedhjet e pak kohëve më parë në Ulqin kjo parti më shumë vota në këto se në koalicion në zgjedhjet e kaluara.
Ai, duke u bazuar në thënie që partitë shqiptare në Ulqin, mbas zgjedhjeve lokale, mund të formojnë qeverisjen, tha që PDS (DPS), në krahasim me zgjedhjet parlamentare, kur ishte në koalicion me PSD dhe Partinë liberale, kishte 300 vota më shumë.
Gjukanoviq mendon që është reale që PDS (DPS) të jetë pjesë e pushtetit në Ulqin. “Arritëm rezultatin që është respektabil, PDS ka fituar dy mandate më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale dhe për këtë arsye PDS sot është në rolin e dikujt që organizon bisedimet për pushtet”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, matematike të ndryshme janë të mundshme për koalicione, por ai, siç shtoi, është i bindur që duhet të niset nga ajo çfarë ishte shprehja demokratike e qytetarëve, e kjo është që PDS (DPS) është fuqia qendrore politike në Ulqin dhe duhet të jetë iniciator i bisedimeve.