Kryeministri malazez dhe lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq ka vlerësuar që pushteti i ri në Ulqin është, siç tha eksperiment, dhe që do të jetë jetëshkurtër.
Sipas fjalëve të tija, PDS e ka arritur qëllimin e vet politik dhe është bërë partia më e fortë në Ulqin.
Ai tha që PDS, prej tani, do të sillet ndryshe ndaj partive shqiptare.
“Nuk mund të na nxjerrin nga pozita jonë në shtet, e nga kjo pozitë e jona, kam frikë që do të varen interesat e tyre të caktuara politike”, tha Gjukanoviq.
Ai shtoi që PDS-ja ndaj atyre interesave do të sillet “sipas meritash”. “Ndaj të gjithëve sillemi sipas meritash. Kur dikush është politikisht korrekt, kur dikush i respekton rregullat universale, e kjo është që të respektojmë vullnetin zgjedhor të qytetarëve. Vullneti zgjedhor i qytetarëve ka treguar që PDS-ja është numër një në Ulqin”, mendon Gjukanoviq.