Mali i Zi dhe Shqipëria janë vende mike të cilët munden të ndihmojnë njëra tjetrën në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pajtohen kryeministrat e dy shteteve, Millo Gjukanoviq dhe Edi Rama në takimin e mbajtur të enjten në Podgoricë.
Kryeministri malazez beson që në dhjetor Këshilli i Evropës do të ja jap Shqipërisë vendin e kandidatit.
“E kemi ndarë mendimin që në atë lami mund të bashkëpunojmë shumë mirë, në dobi të dyanshme, në mënyrë që ti kapërcejmë më lehtë sfidat në këtë fazë të integrimit të shteteve tona”, tha Millo Gjukanoviq, duke iu falënderuar, njëkohësisht, në përkrahje të cilën Tirana i jep rrugës tonë drejt anëtarësimit në NATO.
Gjukanoviq dhe Rama veçanërisht kanë theksuar rëndësinë e rrugës Adriatik-Jon, me bindje që do të gjejnë parat për ndërtimin e saj.
“Rruga Adriatik-Jon do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës turistike të dy vendeve tona, por edhe si mundësi për të gjitha vendet që të ndërlidhën në të dhe, me këtë gjë, të marrin pjesë në zhvillimin turistik”, tha kryeministri shqiptarë, ndërsa transmeton Portali UL-info.
Dy kryeministrat pajtohen që në të ardhmen investitorëve mund ti dërgojnë oferta të përbashkëta, kur bëhet fjalë për turizëm, infrastrukturë dhe energjetikë.
Problemet e mbeturinave të cilat nëpërmjet Bunës vijnë nga Shqipëria, si dhe derdhja e ujit nga akumulimet në lumin Drin, për çarsye ndodhin përmbytjet në Mal të Zi, janë vështirë të zgjidhshme, tha Rama, duke konstatuar që “duhet të gjithë së bashku të ulemi dhe të mendojmë si ti zgjidhim këto çështje, sepse këto projekte kushtojnë”.
Ramën do ta presin dhe kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq, si dhe do të takohet me liderët e partive nacionale Shqiptare.