Presidenti Milo Gjukanoviq i dërgoi urimin me rastin e 6 prillit – Ditës së Komunës së Ulqinit, kryetarit Loro Nrekiq, kryetarit të Kuvendit të Komunës Ilir Çapunit, këshilltarëve, qytetarëve të Ulqinit dhe pjesëmarrësve të kësaj seance solemne, me urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për punën e suksesshme më tej.
“Ulqini është qytet i gdhendur ndër shekuj, si hapësirë me histori dhe ndërthurje të pasur të popujve dhe religjioneve, sinonim për multikultur dhe multikonfesion, me të cilët Mali i Zi prej kohësh mburret.
Ulqini i sotëm, përcjell zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi, anëtares së NATO-së, anëtares së parë të ardhshme të BE-së dhe shtetit me ekonominë rritëse më dinamike në rajon dhe më gjerë. Ulqini në vitet që janë para nesh, duke falënderuar planet afatgjate dhe të qëndrueshme, me siguri do të valorizojë burimet e veta dhe do të përmirësojë ofertën e vet turistike dhe ekonomike, që është garant i të ardhmes më të sigurt dhe më të mirë.
Edhe një herë ju uroj festën dhe i dërgoi përshëndetjet më të përzemërta të gjithë pjesëmarrësve të seancës solemne.”