Kryetari i Qeverisë Millo Gjukanoviq ka dërguar përgëzimet e tija kryetarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama me rastin e zgjedhjes në atë detyrë.
“Ju dërgojë përgëzime të sinqerta me rastin e zgjedhjes në vendin e kryetarit të Qeverisë të Republikës së Shqipërisë, i bindur që me përkushtim të njohur dhe vizion do të vazhdoni të kontribuoni në zhvillimin e vazhdueshëm dhe afirmimin e saj në planin ndërkombëtarë dhe në këtë kapacitet të ri.
Jam plotësisht i bindur që, me bashkëpunim në të ardhmen, do të japim impuls shtesë marrëdhënieve tradicionalisht të mira në mes Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, dhe në kohën që kemi para do të valorizojmë orientimin e përbashkët strategjik që vendet tona të bëhen pjesë e Evropës së bashkuar, duke ndërtuar në këtë frymë lidhje bilaterale në të gjitha fushat.
Është rast i mirë të kujtoj në rëndësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer shumëvjeçar dhe të vazhdueshëm në mes dy shteteve në kontekstin regjional dhe ndërkombëtar, si dhe në mbështetjen bujare të Shqipërisë në ambicionet tona euroatlantike. Këto janë dëshmi të qarta të angazhimit reciprok në kultivimin e fqinjësisë së mirë dhe paraqet dëshmi shtesë të lidhjeve cilësore ndërshtetërore”, thuhet në telegram urimin e kryeministrit Gjukanoviq.