Gjukanoviq: VITIN E ARDHSHËM NDËRTIMI I AKSIT KRYTHË-ULQIN

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha që po punohen dokumentet projektuese për rikonstruktimin e aksit të tretë të rrugës Sukubinë Ulqin, Krytha e Anës Mali-Ulqin, në gjatësi prej 13.5 kilometër, derisa kryerja e punimeve ndërtimore është e paraparë për vitin e ardhshëm.

Ai duke u përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka të mërkurën në Parlamentin e Malit të Zi tha që gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit janë rikonstruktuar dy akse në këtë rrugë, me gjatësi prej rreth dhjetë kilometra dhe vlerë prej 5.4 milion euro.

Kryeministri tha që do të flas me Qeverinë e Shqipërisë për projektin e zgjërimit të pikës kufitare Sukubinë-Muriqan në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i mallrave në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi