Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Qeverisë së Malit të Zi me të cilin udhëheq Millo Gjukanoviq, pak kohë më parë ka propozuar nënshkrimin e aneksit të kontratës për tre investime hotelerike të parealizuara në komunë të Ulqinit.
Në këtë mënyrë, siç pohon Gjukanoviq, do të definohen të drejtat dhe detyrimet së bashku me përcaktim preciz të kauzulës për prishje të kontratës për hotelet “Galeb” dhe “Mediteran”, si dhe qiramarrje afatgjate të tokës në gadishullin Ratislava, përkatësisht Suka.
“Në këto raste është vërtetuar vonesa e vetëqeverisjes lokale në procesin e sjelljes së dokumenteve planifikuese, me çka janë pamundësuar investitorëve të realizojnë detyrimet e tyre të marra sipas kontratës”, tha kryeministri malazez.