Deputetja e Frontit demokratik Lilana Gjurashkoviq ka deklaruar që ndjen keqardhje të thellë që punëtorët e Qendrës për kulturë me grevë duhet ti arrijnë të drejtat e veta të garantuara me Kushtetutë. “Sjellja ndaj punëtorëve të këtij institucion është fotografi reale e marrëdhënies së shoqërisë tonë ndaj kulturës që paraqet një varg të mirave materiale dhe shpirtërore të krijuar me gjenerata”, ka kumtuar ajo në reagimin e dorëzuar Portalit tonë.
Sipas fjalëve të saja, të punësuarit në Qendrës prej kohësh kanë treguar për kushtet e këqija të punës dhe gjendjen e vështirë materiale, por askush nuk ka reaguar. “Tani janë të detyruar në britmën e fundit – grevën e urisë”, tha Gjurashkoviq dhe shtoi që përkrah kërkesat e tyre që të ju paguhen rrogat e prapambetura.