Gjuroviq: VENDIMI I KOMUNËS SË ULQINIT PËR OJQ MË I MIRI

Goran Djurovic, Goran GjurovicVendimi për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare (OJQ) të komunës së Ulqinit në këtë moment është akti më i mirë lokal i cili rregullon fushën e financimit të projekteve, vlerësuan nga Koalicioni i OJQ-ve – me bashkëpunim deri tek qëllimi.

Koalicioni i OJQ-ve, siç njoftoi kryetari i Këshillit drejtues, Goran Gjuroviq, ka përshëndetur miratimin e Vendimit të ri për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve të OJQ dhe hapin para që bërë Kuvendi komunal i Ulqinit në cilësinë e këtij dokumenti.

Siç shtohet, në përgatitjen e vendimit janë bërë konsultimet me OJQ-të nga Ulqini dhe është fituar përkrahja për zgjidhjet që janë propozuar.

Siç tha Gjuroviq, përcaktimi i prioriteteve për financim në nivel vjetor përcaktohet në Këshillin lokal për bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi