Ish drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Ali Rexha është shkarkuar në mënyrë të paligjshme nga ky funksion në vitin 2012, vendosi Gjykata themelore në Ulqin në kontestin i cili është bërë në mes tij dhe Komunës së Ulqinit, shkruan “Dan”.
Gjykata e shpalli të pavlefshëm vendimin e kryetarit të atëhershëm të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut prej më 2 shkurt të vitit 2012 me të cilin Rexha u shkarkua nga detyra e drejtorit të këtij institucion.
“Vendimi nuk është i prerë dhe pritet që Komuna do të ankohet. Mirëpo, pak mundësi ka që nga ankesa do të ketë ndonjë dobi”, vlerëson kjo gazetë duke theksuar se dëmi sipas kërkesës paditëse do të jetë të paktën 50 mijë euro.