Familjes së ish policit Senad Çobiq shteti duhet ti paguaj 37.500 euro për kompensimin e dëmit jomaterial për shkak të dhimbjeve shpirtërore, ka vendosur Gjykata e lartë në Podgoricë.
Çobiq, siç shkruan “Dan”, ka mbetur invalid mbasi që kolegu, tani i ndjeri, Denis Qoroviq e ka plagosur rëndë me 2 maj të vitit 2009, duke shkrepur në të nga pistoleta zyrtare.
Drejtoria e policisë e ka larguar Çobiqin nga puna në kohen kur akoma ishte në shërimin spitalor. Vetëm disa muaj më herët është theksuar që Çobiqi është i vetmi Rom i cili punon në këtë institucion shtetëror.