Gjykata e lartë e Malit të Zi sipas revizionit të komunës së Ulqinit ka sjell vendimin me të cilin janë rrëzuar vendimet e Gjykatës së apelit dhe atë ekonomike në rastin e njohur “Partizanski put” në pjesën e cila ka të bëj me kamata. Ky rast është kthyer në procedurë të përsëritur, ndërsa është sjell vendimi që komuna nuk duhet të ja paguajë kompensimin për dokumentacionin projektues në shumën prej 105 mijë eurosh.
“Ja dërguam këtë informatë përmbaruesit dhe që sot do të ndërkrehet pagesa e kamatave “Partizanski put”-it”, deklaroi për Portali Ul-info sekretari i Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë së komunës së Ulqinit Gzim Haxhibeti.
Në gjashtë javët e kaluara komuna në xhiro llogari ka paguar 670 mijë euro prej 780 mijë të gjykuara më herët.
Haxhibeti shtoi që komuna do të tentojë të kthejë parat e marra duke theksuar që ky vendim duhet të merret në Serbi.