Në Gjykatën ekonomike në Podgoricë dje filloi gjykimi kundër kompanisë nga Ulqinit “AD Otrantkomerc” për shkak të padisë së kompanisë “La Botegga doo”.
Avokati i kësaj kompani nga Tivari Milliq Miroviq kërkoi me propozim akuzues anulimin e ankandit të cilin për shitjen e kësaj depoje në Totosh e ka hapur “Otrantkomerci”.
Ai përfundoi se “La Botega” në mënyrë të paligjshme është diskualifikuar dhe njëkohësisht ka kërkuar që të shkëputet kontrata me blerësin e këtij objekti.
Gjykimi për këtë rast do të vazhdojë në fillim të korrikut.