Meqë në seancën kryesore të caktuar sot nuk ishin të pranishëm avokatët e të dy palëve, gjykatësja e Gjykatës ekonomike në Podgoricë Borjanka Zogoviq solli vendimin për tërheqjen e padisë në rastin e njohur si K1.
Nëse nuk do të ketë ankesë ose propozim për kthim në gjendjen e mëparshme nga ana e paditësit, “Atlas bankës”, do të konsiderohet se ky proces, i gjatë mbi tre dekada kundër Komunës së Ulqinit, ka përfunduar.
“Atlas banka” kërkoi para kësaj gjykate dëmshpërblimin prej 10,5 milion euro për shtëpizat të cilat i takonin Sindikatës së Kosovës, e të cilat janë shembur në fillim të viteve tetëdhjetë në Plazh të madh.