Para gjykatëses Borjanka Zogoviq sot në Gjykatën ekonomike në Podgoricë vazhdoi gjykimi në rastin “K1”.
Gjykatësja njoftoi palën në proces, kompaninë “Rekreaturs” dhe komunën e Ulqinit, se vazhdoi me mbledhjen e dokumenteve në këtë proces gjyqësor i cili zgjat më shumë se 30 vite.
Në gjykimin e ardhshëm, i cili u caktua për datën 5 shkurt të vitit 2016, do të intervistohen dëshmitarët e mbrojtjes dhe eksperti financiar Predrag Hajdukoviq.