Gjykata: FTEJA FITOJ GJYQIN KUNDËR „DAN“-IT

DANGjykatësja e Gjyqit themelor në Podgoricë Ana Beçanoviq me 12 qershor solli vendimin në bazë të cilit ndërmarrja „Jumedia Mont“, gjegjësisht gazeta „Dan“, detyrohet që Ulqinakut Rifat Fteja t’i paguajë një mijë euro për dhimbjet e pësuara shpirtërore.

Kjo gazetë para një viti ka publikuar tekstin „Ulqinakun e kërkojnë për shkak të ngarkesës së kokainës“, me fotografinë e paditësit dhe artikullin ku thuhet se policia po heton a ka paditësi lidhje me ngarkesën prej 250kg drogë.

Po ashtu, Beçanoviq tha se „Dan“ duhet të publikojë këtë vendim në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh prej ditës së vendimit të marrë, nën kërcënimin e ekzekutimit së detyruar.

Fteja tha se pjesërisht është i kënaqur me vendimin, si dhe paralajmëroi që, në konsultim me avokatin e vet, do të dorëzojë ankesën në këtë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi