Në Gjykatën themelore në Ulqin me 12 muaj burg u dënua Mujo Rexha, sepse, siç transmeton “Vijesti”, ka kryer veprën penale mashtrim.
Siç thuhet në vendim, ai përfitoi 35 mijë euro duke mashtruar bashkëqytetarin J.L. duke e prezantuar vetën si person i cili mund të ja heqë hipotekën nga banka duke e vendosur hipotekën mbi pronën e vet.
Në vendim thuhet se Rexha nuk ka zgjidh problemin e hipotekës dhe as nuk ja ka kthyer paratë bashkëqytetarit të dëmtuar.