Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg e shpalli të papranueshme ankesën e Sreten Glenxhës, shtetasit malazez ndaj të cilit Mali i Zi drejtoj procesin penal për shkak të veprës penale krime lufte ndaj civilëve, njoftohet nga Ministria e drejtësisë.
Glenxha, ish shef i policisë së Ulqinit, nuk ka të drejtë ankese në këtë vendim të Gjykatës evropiane.
Gjykata vërtetoi se Glenxha e humbi mundësinë të shfrytëzojë të gjithë mjetet ligjore të cilat i ka në dispozicion në Mal të Zi.
Sreten Glenxha është gjykuar në rastin e deportimit të refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina.