Gjykata për kundërvajtje: VËREJTJE PËR ÇAUSHEVIQIN

Sud-Gjykata-GjyqiGjykata për kundërvajtje në Ulqin ka dhënë dënimin në formë vërejtjeje për aktivistin e MOGUL-it Allmir Çausheviqin. Ai gjatë performancës para portës në Adë, i cili ndodhi në qershor, ishte shef i grupit të kujdestarëve.

Nga Dega e policisë së Ulqinit çuan padi penale kundër MOGUL-it dhe Çausheviqit duke i akuzuar që kujdestarët nuk kishin shirita të dukshëm në dorë.

“Aktgjykimi nuk është surprizë për ne, sepse gjatë procesit ishim mjaftueshëm të surprizuar, si me padinë e pakuptimtë, ashtu dhe me akordin e policisë dhe Gjykatës për kundërvajtje. Sikur të ishim në sistemin e qeverisjes unitare njëpartiake, ku udhëhiqet me direktiva dhe nuk merren parasysh argumentet dhe provat, e vërteta dhe përdorim thelbësor i së drejtës. Jemi dënuar për tubimin i cili kaloj në mënyrën më të mirë, siç konstatoi dhe policia e Ulqinit. Mashtrohen ato të cilët menduan që na frikësuan dhe që nëpërmjet dënimit tonë do ti dërgojnë mesazh opinionit publik që mund ti mbyllin gojën çdo kujt. MogUL do të vazhdoi me projektin tonë të monitorimit të proceseve pikërisht të këtij lloji me qëllim që të kemi ndikim në reformën e gjyqësorit dhe krijimin e kushteve për sundimin e Ligjit”, kanë deklaruar nga kjo organizatë joqeveritare më me ndikim në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi