Gjykata themelore: RA ÇDO I DYTI VENDIM

Në Gjykatën themelore të Ulqinit në lëndët gjyqësore gjatë vitit të kaluar janë shfuqizuar 52.9 për qind të vendimeve, që do të thotë që çdo i dyti gjykim ka rënë në Gjykatën e lartë.

Kryetarja e Gjykatës supreme të Malit të Zi Vesna Medenica më herët ka thënë që „atje ku do të shfuqizohen më shumë se 30 për qind e vendimeve në dy vitet e fundit do të nisen veprimet për shkarkimin e gjyqtarëve“.

Kjo duhet të nënkuptoj që në fund të shtatorit, kur do të shqyrtohet raporti gjysmë-vjetor për punën e gjykatave në Mal të Zi, do të tregohet për domosdoshmërinë e ndërrimit të disa gjyqtarëve në Gjykatën themelore të Ulqinit.

Procedurën e shkarkimit të gjyqtarëve duhet ta iniciojnë kryetarët e gjykatave. Ato janë të obliguar që ta analizojnë cilësinë e punës së çdo gjyqtari individualisht dhe atë çdo të dytin vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi