Gjykata themelore: U PËRMIRËSUA TRANSPARENCA E PUNËS

Kohët e fundit Gjykata themelore në Ulqin ka bërë shumë hapa në fushën e transparencës dhe prezencës më të madhe të publikut, është deklaruar nga ky institucion.

Siç tha kryetarja e gjykatës Lirije Buzuku, në lobi janë vendosur dy ekrane LCD në të cilët paraqiten orari javor i seancave gjyqësore, si dhe informacionet tjera me rëndësi për punën e këtij organi ligjvënës. “Me qëllim të informimit më të shpejt dhe më të mirë të qytetarëve janë vendosur info – pikat dhe fletushkat e shtypura në gjuhën malazeze dhe shqipe nga të cilat mund të fitohen informacionet për të drejtat që qytetari mund ti realizoj në gjyq, si nisen procedurat për realizimin e këtyre të drejtave, cilat janë detyrimet e tija si taksapagues në këto procedura dhe në çfarë mënyre ai mund të fitoi ndihmesën ligjore falas”, tha kryetarja e gjyqit të Ulqinit.

Ajo tha që në Gjyq janë vendosur kutitë për lavdërime, ankesa dhe sugjerime, të cilat hapen njëherë në muaj dhe përbërjen e së cilës e shqyrton komisioni i veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…