Vëllezërit Zef dhe Luigj Rudoviq nga Shtoji janë dënuar më pesë, gjegjësisht tre vite burg për shkak të veprave penale mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, shkruan “Vijesti”.
Me këto vepra ato, siç theksohet në vendimin e shkallës së parë të gjyqtares Sanja Miroviq, kanë dëmtuar shtetin për vlerën mbi 13 milion euro.
Siç thuhet, ato mashtruan punonjësit e Drejtorisë për patundshmëri të cilët iu regjistruan në emër të tyre pronën me sipërfaqe prej më shumë se 150.000 metër katror.
“Zef Rudoviq është dënuar në mungesë, sepse ndodhet në arrati”, shtojnë “Vijesti”.